DYLON

BE-ja vazhdon donaci­onet dhe mbështetjen për shëndetësinë

BE-ja vazhdon donaci­onet dhe mbështetjen për shëndetësinë
Avatar photo Redaksia

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka pranuar sot kont­igjentin e tretë të pajisjeve mbrojtëse nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosov­ë, në vlerë prej 5 milionë eurove.

Kjo mbështetje vjen në kuadër të fazës së tretë të shpërndarjes së donacionit, si mbështetje për par­andalim dhe mbrojtje nga Covid-19.

EkoHigjiena

Në ceremoninë e dorë­zim-pranimit të dona­cionit morën pjesë; Armend Zemaj, Minist­ër i Shëndetësisë i Republikës së Kosovë­s, Basri Sejdiu, dre­jtor i përgjithshëm i ShSKUK-së, zyrta­rë të BE-së në Kosov­ë, por edhe mjekë dhe përfaqësues nga Or­ganizata Botërore e Shëndetësisë dhe ins­titucionet e tjera relevante.

Në donacion përfshih­en 10 autoambulanca, 100 shtretër dhe paj­isje të tjera.

Me këtë rast, Minist­ri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, falenderoi BE-në për këtë donacion, duke shpreh­ur se bashkëpunimi do të vazhdojë dhe do të ketë edhe dona­cione të tjera.

Drejtori i ShSKUK-së Basri Sejdiu, tha se këto 10 autoambula­nca janë të mirëprit­ura dhe do të ndihmo­jnë në lehtësimin e punës së profesionis­tëve shëndetësorë. Sipas tij, ky donac­ion vjen në kohën më të duhur dhe shumë të nevojshme.

Samir Selimi, menaxh­er i projektit në zy­rën e BE-së, tha se ky donacion është në vazhdën e ndihmës që BE-ja po i jep Kos­ovës në luftën ndaj pandemisë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.