Lidhur me rastin e sotshëm kur njerëz të maskuar ishin futur në një këmbimore në rrugën “Reshat Ymeri”, në Gjilan, ku me këtë rast me armë zjarri kishin plagosur punëtorin në këtë këmbimore, ka reaguar edhe Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, pasi i plagosuri ishte bashkëluftëtar i tyre.
Kryetari i OVL-UÇK-së, Jeton Sherifi ka thënë se Organizata e Veteraneve, Dega në Gjilan, reagon ashpër kundër sulmit me armë zjarri kundër bashkëluftëtarit tonë Asllan Asllani (CANI), në vendin e tij të punës, dhe se këto sulme kundër çlirimtarëve, OVL e UÇK-së i dënon ashpër dhe kërkon nga organet e rendit që këto grupe mafioze të sillen sa më parë para drejtësisë.
“Fatmirësisht, gjendja e shokut tonë është jashtë rrezikut për jetë. Të gjithë me ty, bashkëluftëtaret me ty CAN, dhe me ju familje Asllani. Shërim sa më të shpejt”.është shprehur Sherifi.
LEXO EDHE: Gjilan: nga persona me maska, plagoset punëtori i këmbimores