Misioni i OSBE–së në Kosove së bashku me Policinë e Kosovës organizojnë punëtori me temën “Parandalimi i dhunës në familje”
Në këtë punëtori pjesëmarrës ishin nga DRP – Gjilan, hetues të Policisë së Kosovës sektori dhuna në familje, prokuroria e shtetit, përfaqësues të Bashkësisë Islame, Qendra per Pune Sociale, Drejtoria e Arsimit e të pranishëm të tjerë.
Në këtë rast pati diskutime përmbajtjesore dhe dinamikë ku u dhanë shumë shembuj se si të bëjmë sa më shumë që është e mundur që kjo dukuri të zvogëlohet apo edhe mos të jetë prezent në familjet tona.
Për mes këtyre punëtorive pjesëtarët e PK-së synojnë avancimin e veprimeve për të qenë sa me afër qytetarëve, të thellojë bashkëpunimin me institucione te tjera që se bashku të jenë më proaktiv në parandalimin dhe luftimin e dhunës në familje, rritjen e cilësisë së shërbimeve, rritjen e efikasitetit dhe sigurisë , si dhe rritjen e besueshmërisë se publikut në PK-së për të raportuar rastet e dhunës në familje.
Në takim të gjithë u zotuan për bashkëpunim të ndërsjellë edhe në të ardhmen, duke përfshirë edhe shkëmbimin e përvojave dhe trajnimeve, me qëllim të avancimit të mëtejmë të policisë rajonale të Gjilanit, dhe krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë. /2LONLINE.com/