• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Kamenicë Policia

Policia kufitare godet edhe një rast të kontrabandës me mall në kufirin mes Serbisë dhe Republikës së Kosovës

Redaksia 2LONLINE 19 Tetor, 2021 2 min
 Policia kufitare godet edhe një rast të kontrabandës me mall në kufirin mes Serbisë dhe Republikës së Kosovës

Policia kufitare e Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit (SPMK) Muçivërcë, sot më 19.10.2021,  rreth orës  16:30 në rrugë operative ka pranuar një informatë se  në fshatin Domorovc Ranillug, nga territori i Serbisë është futur një traktor i ngarkuar me mallra kontrabandë dhe i njëjti gjendet në oborrin e një shtëpie të pabanuar.

Me të pranuar informatën njësit policore patrulluese të SPMK Muçivërcë, kanë shkuar në atë lokacion dhe kanë arritur ta gjejnë shtëpinë ku ishte i parkuar traktori që dyshohej së kishte të ngarkuar mall të kontrabanduar. 

Patrulla policore ka identifikuar personin që kujdesej për shtëpinë dhe me lejen e tij, zyrtarët policorë janë futur në oborrin e shtëpisë, ku kanë konstatuar se në rimorkion e improvizuar të traktorit kishte të ngarkuara  pako me barna të llojeve të ndryshme dhe pajisje të instalimit elektrikë.

Për rastin është njoftuar prokurorja kujdestare e Prokurorisë Themelore Gjilan, e cila ka urdhëruar që traktori me mallra të dyshuara të sekuestrohet përkohësisht dhe të iniciohet rasti ‘kontrabanda me mallra’.

Zyrtaret policorë të SPMK Muçivërcë, janë në proces të numërimit të  mallrave të  sekuestruara dhe po ashtu janë duke punuar në identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit(ve). /2LONLINE.com/

Etiketa:aktuale kontrabandës Muçivërcë policia kufitare Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Info+

Kryetari i Vitisë priti në takim përfaqësues të KEDS-it, u bisedua për

19 Gusht, 2022
Sport

Nuhiu: Jemi përgatitur për ta fituar ndeshjen

19 Gusht, 2022
Nacionale

Ceremoni lamtumirese me rastin e përfundimit të detyrës së  atasheut të Mbrojtjes

19 Gusht, 2022
Nacionale

Të përkrahen bizneset dhe punonjësit për humbjet nga KEDS 

19 Gusht, 2022
Lajme të ngjashme

“Don Bosko”, vjen me risi, fillon edhe me klasat e para, dyta e treta

19 Gusht, 2022

Policia në 24 orë: Shqiptohen 2 mijë e 26 gjoba trafiku

19 Gusht, 2022

Parashikimi i motit për sot e nesër

19 Gusht, 2022

Për Bresalcin dhe fshatrat përreth do të planifikohen investime në buxhetin e vitit 2023

18 Gusht, 2022

SC Gjilani ka përmbyllur bashkëpunimin me futbollistin Blerim Krasniqi, ai do të angazhohet te CS Mioveni rumun

18 Gusht, 2022

Në takim u diskutua rreth sigurisë në komunitet

18 Gusht, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com