DYLON

Inspektorati Policor inspektoi përdorimin e kamerave të trupit në Policinë e Kosovës duke dhënë tetë rekomandime

Inspektorati Policor inspektoi përdorimin e kamerave të trupit në Policinë e Kosovës duke dhënë tetë rekomandime
Avatar photo Redaksia

IPK publikoi Raportin e inspektimit “Përdorimi i kamerave të trupit dhe administrimi i provave digjitale”.

IPK ka publikuar sot raportin e plotë të inspektimit të jashtëzakonshëm mbi “Përdorimin e kamerave të trupit dhe administrimin e provave digjitale.

EkoHigjiena

Inspektimi është realizuar nga Departamenti i Inspektimit me kërkesë të Kryeshefit Ekzekutiv të IPK-së për të vlerësuar nivelin e përdorimit të kamerave të trupit nga përdoruesit e autorizuar të Policisë së Kosovës dhe administrimin e audio – video materialeve të regjistruara.

Objektivat e këtij inspektimi kanë përfshirë përveç tjerash vlerësimin e respektimit të legjislacionit për përdorimin e sistemit të kamerave të trupit, vlerësimin e administrimit të pronës së pranuar si donacion, vlerësimin e efektivitetit në funksionimin e kamerave të trupit, vlerësimin e efektit të sistemit në ngritjen e sigurisë/transparencës/llogaridhënies dhe performancës, si dhe vlerësimin e masave të sigurisë lidhur me administrimin e provave digjitale.

IPK në kuadër të raportit i ka dhënë Policisë së Kosovës tetë (? rekomandime që kanë të bëjnë me nevojën e angazhimit të komisioneve për realizimin e inventarizimeve periodike tre (3) mujore sipas Marrëveshjes së Donacionit, organizimin e trajnimeve në përdorimin e kamerave dhe administrimin e provave për zyrtarët policor të pa trajnuar, organizimin e inspektimeve të kohëpaskohshme mbi funksionimin e sistemit dhe përdorimin e kamerave të trupit.

Inspektimi ka vënë në pah dhe ka adresuar përmes rekomandimit edhe përdorimin urgjent të kamerave të trupit nga strukturat e Departamentit të Kufirit, zgjerimin e sistemit të kamerave të trupit edhe në njësi tjera policore, klasifikimin e materialeve të regjistruara për qëllime të ruajtjes dhe administrimit të duhur të tyre.

Krahas kësaj raporti i inspektimit adreson edhe çështjen e njoftimit të palëve kur ata i ekspozohen monitorimit të ushtruar, si dhe shtimin e përpjekjeve nga administratorët e sistemit të kamerave për procedimin me kohë të kërkesave që vijnë nga njësitë policore të ngarkuara me përdorimin e sistemit në fjalë.

Kamerat e trupit të cilat tanimë i ka në dispozicion Policia e Kosovës janë donacion nga Departamenti Amerikan i Shtetit përmes Byrosë për Çështje të Narkotikëve dhe Zbatim të Ligjit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.