DYLON

Kryeprokurori Kadriu priti në takim Policinë e Kosovës për regjionin e Gjilanit

Kryeprokurori Kadriu priti në takim Policinë e Kosovës për regjionin e Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan,, Arben Kadriu, ka pritur në takim pune Drejtorin e Policisë Rajonale të Gjilanit, Agron Rukiqi, komandantët e stacioneve policore, për regjionin e Gjilanit, udhëheqësit e hetimeve rajonale, si dhe përfaqësuesin e mbrojtësve të viktimave.

Në këtë takim morën pjesë edhe prokurorja koordinatore për dhunë në familje znj. Leonora Kadriu dhe prokurorë nga Departamenti i Krimeve të Rënda.

EkoHigjiena

Gjatë këtij takimi u diskutua lidhur me ngritjen e bashkëpunimit në mes Prokurorisë Themelore në Gjilan dhe Policisë, për problemet dhe vështirësitë me të cilat përballen gjatë ushtrimit të detyrave të tyre.

Përpos tjerash u diskutua edhe koordinimi dhe ndërmarrja e veprimeve sa i përket luftimit të kriminalitetit në përgjithësi, në fokus të veçantë trajtimi i rasteve të dhunës në familje, me qëllim të parandalimit dhe ofrimit të sigurisë së viktimave, ngritja e përgjegjësisë, dhe vlerësimi i rrezikshmërisë, me qëllim të ndërmarrjes së masave urgjente që në fazën fillestare të paraqitjes së rasteve.

Në fund të takimit, të dy institucionet vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm dhe shprehën gatishmëri për bashkëpunim të mëtutjeshëm. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.