Zgjedhjet lokale të 17 tetorit në Gjilan!

Zgjedhjet lokale të 17 tetorit në Gjilan!

Cilat parti fituan ulëse në kuvendin komunal në Gjilan dhe nga sa vende iu takojnë, sipas rezultateve e dala nga KQZ-ja?!

Shkruan: Enver Hajrullahu

Zgjedhjet lokale të mbajtura në Gjilan në raundin e parë kanë sjell një rezultat shumë interesant sa i përket garës për kryetar të komunës së Gjilanit, sepse pritshmëritë dhe të gjitha sondazhet qonin kryetarin e tanishëm z. Lutfi Hazirin fitues, mirpo ndodhi e kundërta, mirpo paraqitja jashtzakonisht shumë mirë në debatet televizive e kandidatit të LVV-së z. Alban Hyseni është një ndër indikatorët që renditë të parin me 18.550 vota apo 44.43 % duke e lën mbrapa z. Lutfi Haziri me 18.289 vota apo 43.81 %.

Fitues moral në raundin e parë mendoj se është kandidati I LDK-së z. Lutfi Haziri, sepse duke u bazuar në zgjedhjet parlamentare 14 shkurt të këtij viti ku LDK–ja kishte vetëm 7.611 vota, apo 15.15 % të votave të përgjithshme në Gjilan. Gjatë zgjedhjeve komunale të 17 tetorit z. Lutfi Haziri kishte një mbështetje të jashtëzakonshme nga qytetarët e Gjilanit duke e rikthyer LDK–në fuqishëm në garë, d.m.th. ka pasur një rritje për 10.678 vota, ndërsa LVV–ja ka pasur një rënie nëse e krahasojmë me zgjedhjet e 17 shkurtit nga 32.742 apo 65.214 % në 18.550 apo 14.192 vota më pak, por megjithatë duke u bazuar në rezultatin e raudit të parë shihet se kandidati për kryetar komune z. Alban Hyseni është kandidat shumë i qëlluar nga LVV–ja, pasi që doli i pari në zgjedhjet e 17 tetorit, 2021, dhe një profil tjetër nga ish kandidatët e LVV-së të zgjedhjeve komunale të viteve 2013 dhe 2017

Në këtë analizë nuk do të fokusohemi më shumë për kandidatët për kryetarë komune, sepse me deri më 14 nëntor kur do të mbahet balotazhi, gjatë fushatës do të ketë zhvillime dhe analiza të tjera.

Mirpo cilido do që fiton nga kandidatët për kryetar të Komunës, do të jetë interesante lidhja e koalicioneve me partitë e tjera, sepse asnjëra nga këto dy parti nuk do të mund të qeverisë e vetëme.

Më poshtë do të analizojmë rezultatet e partive politike dhe të kandidatëve nga sa ulëse apo mandate do të përfaqësohen në Kuvendin Komunal të Gjilanit.

Nëse bazohemi në rezultatet e KQZ – së ku janë numëruar 98.41 % të votave për kandidatë për Kuvend Komunal (dy kuti ende nuk janë numëruar, dhe nuk janë përfshirë votat e diasporës, me kusht dhe votat e personave me aftësi të kufizuara) atëherë radhitja e partive është si në vijim:

1. LDK-a-15.178 vota apo 39.20 %,

2. LVV-ja-11.178 vota apo 28.91 %,

3. PDK-ja-5.254 vota apo 13.59 %

4. AAK-ja-2.667 vota apo 6.90 %

5. AKR-ja-1.222 vota apo 3.16 %

6. LS-ja-1.149 vota apo 2.97 %

7. LQV-(VATRA) 881 vota apo 2.28 %

8. KDTP-ja 729 vota apo 1.89 % dhe

9. PD-ja 432 vota apo 1.12 %

Duke I bazuar në këto rezultate vijmë në përfundim se në zgjedhjet e 17 tetorit kanë marrë pjesë 38.671 votues dhe nësE i shndërrojmë në mandate për Kuvendi Komunal do të ketë këtë përbërje: LDK me 13.71 % – 14 mandate (5 femra), LVV-10.11 % – 10 mandate (4 femra), PDK 4.75 %-5 mandate ( dy femra), AAK 2.41 %-2 mandate (1 femër), AKR 1.10 %-1 mandat, LS 1.03 % -1 mandat, LQV (VATRA) 0.79 % -1 mandat dhe KTDP 0.65 % -1 mandat, ndërsa PD–ja nuk e arrin kuotën e duhur për të fituar ulëse në KK sepse ka fituar 0.39 %, atëherë Kuvendi Komunal do t’i ketë 23 këshilltarë meshkuj dhe 12 femra.

Mirpo nëse i përfshijmë votat e diasporës, sipas KQZ –së janë 607 vota dhe nëse e marrim % e fituara zgjedhjeve të 17 shkurtit LVV-ja kishte fituar 88.90 % të votave të diasporës, atëherë LVV-do t’i ketë plus 540 vota, përsëri do të mbetet me 10 mandate.

(38.671+607=39.278 vota, LVV-ja 11.178+540=11.718 dhe 11.178/39.278×35=10.44 % (por megjithatë pasi që shumë pak vota duhen për ta fituar mandatin e 11 duhet t’i presim numërimin e të gjitha votave dhe certifikimin e tyre nga KQZ-ja), ndërsa partitë e tjera përveç AAK-së kanë gjasa minimale që eventualisht të fitojnë ndonjë mandat më shumë.

Nëse e bëjmë një krahasim me zgjedhjet e kaluara 2017 në kllapa do të jenë mandatet e vitit 2017, LDK-ja fiton 3 mandate më shumë në vitin, LVV-ja po ashtu 3 mandate (7), ndërsa PDK-ja e humb 1 mandat (5), AAK-ja humb 2 mandate (2), ndërsa NSD-ja kishte dy mandate dhe nuk ka garuar në këto zgjedhje

Në ditët në vijim do të analizojmë faktorët që ndikuan në ngritjen dhe rënien e partive politike për Kuvende Komunale dhe koalicionet apo bashkëqeverisjet e mundshme sipas mandateve të fituara dhe duke u bazuar në garën e balotazhit ndërmjet LVV-së dhe LDK-së (m’varet cila do të jetë fituese e zgjedhjeve).

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE