Ambasadori i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian në Serbi, Andrea Orizio gjatë një deklarate ekskluzive për Titulli.com foli për integrimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore.
“Ne çka kemi bërë është trajnimi i 5o juristëve dhe kemi treguar sukses duke i falënderuar aksionit të përbashkët, pushtetit qendrorë e atij lokal dhe OSBE-së por gjithashtu edhe duke i falënderuar iniciativës që ka rrjedh nga terreni lokal”, u shpreh për Titulli.com, Orizio.
Ai i pyetur nga Titulli.com se a do të ndihmojë OSBE integrimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore, Orizio theksoi se punojnë nga kërkesat që janë konform rregullave të qeverisjes në Serbi.
“ Ne nga njerëzit që kanë marrë certifikatat e trajnimit presim që ata të jenë potencial të marrin pozitën në sistemin e drejtësisë të Serbisë. Gjithashtu presim nga ata të jenë të përgatitur me njohuritë dhe të jenë protagonistë aktiv në sistemin e drejtësisë në Serbi”, deklaroi ambasadori Orizio.
Ndërsa lidhur me pyetjen se sa mundë të ndryshohet gjendja e Gjykatës dhe Prokurorisë në Preshevë dhe Bujanoc duke punësuar më shumë shqiptarë, Andrea Oirizio u shpreh se ai mundë të jetë një proces normal dhe se numri i shqiptarëve në sistemin e drejtësisë mundë të rritet.
“Vlerësojë se numër i madh i gjyqtarëve, prokurorëve dhe avokatëve dhe të gjithë ata që merren me drejtësinë do të ndikojnë të sjellin zhvillim në fushën e drejtësisë gjithashtu edhe për pakicën shqiptare qe jetojnë në jug të Serbisë”, tha Orizio.
Ambasadori i OSBE-së, Andrea Orizio morri pjesë në solemnitetin e organizuar në Bujanoc për dhënien e diplomave për 50 jurist të cilët përfunduan programin përgatitor prej 8 javëve për dhënien e provimit të jurisprudencës në Serbi.
BURIMI: Titulli.com