DYLON

Gjeneral Rama merr letër urimi nga gjenerali amerikan Dunfort

Gjeneral Rama merr letër urimi nga gjenerali amerikan Dunfort
Avatar photo Redaksia

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama ka pranuar një letër urimi për Ditën e Forcës nga Kryetari i Shefave të Shtabit të Ushtrisë Amerikane, gjenerali i Trupave Detare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjeneral Joseph F. Dunfort i Riu.

Gjenerali Dunfort, në letër i shpreh Komandantit të FSK-së dhe të gjithë pjesëtarëve, urimet më të mira dhe të sinqerta me rastin e Ditë së Forcës duke u shprehur: ,, Urime për ju dhe për pjesëtarët e FSK-së për festimin e Ditës së FSK-së’’.

Gjenerali Dunfort, më tej në letrën e tij thekson se ,,Ushtria amerikane çmon partneritetin me FSK-në, dhe udhëheqja juaj shërben si një shenjë udhëzuese për shoqërinë kosovare’’.

EkoHigjiena

Gjenerali amerikan, duke iu drejtuar Komandantit të FSK-së, gjeneral Ramës thekson në letër se ,,Angazhimi juaj për të krijuar një Forcë të integruar tregon se FSK-ja është një lider në iniciativat e reformës shoqërore.’’

Në fund të letrës së urimit, gjenerali amerikan Joseph Dunfort lavdëron edhe përkushtimin e udhëheqjes së FSK-së duke u shprehur:, Më rastin e përvjetorit tuaj ju lavdëroj juve dhe pjesëtarët e FSK në arritjen tuaj në rekrutimin dhe integrimin e 61 serbëve të Kosovës në FSK’’.

Gjeneral Joseph F. Dunford është kryetari i 19-të me radhë i Shefave të Shtabit, është oficeri në rangun më të lartë në SHBA, dhe njëkohësisht këshilltar kryesor ushtarak i Presidentit të SHBA-ve, Sekretarit të Mbrojtjes dhe Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.