Me qëllim të koordinimit të hapave të mëtutjeshëm të veprimit, përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës gjatë ditës realizuan takim me bizneset e sektorit minerar.
Në takimin e fundit të OAK-së me Ministren, kabinetin dhe drejtorët e departamenteve të MBPZHR-së u dakorduan të gjithë që dy pika të kërkesës dhe peticionit të parashtruar nga Oda e Afarizmit të Kosovës mund të ndryshohen nga MBPZHR, ndërsa pikat tjera duhet të ndryshohen me ligj.
Oda e Afarizmit të Kosovës përveç informimit të bizneseve lidhur me takimin me Ministren, njëkohësisht u dakorduan që të kërkohet që MBPZHR të marr sa më shpejtë vendimet të cilat janë kompetencë e tyre, brenda një afati të caktuar kohorë. Në rast që kërkesat nuk merren parasysh, atëherë Oda e Afarizmit të Kosovës me bizneset e sektorit do të dalin para Ministrisë.
Oda e Afarizmit të Kosovës dhe bizneset e sektorit kërkojnë hapa konkret të veprimit.