• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

OAK takohet me Odën Ekonomike të Malit të Zi

Redaksia 2LONLINE 3 Qershor, 2022 2 min
 OAK takohet me Odën Ekonomike të Malit të Zi

Me qëllim të njoftimit reciprok, krijimit të linjave të komunikimit mes tyre e ndërlidhjen dhe rritjen e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët, Oda e Afarizmit të Kosovës u takua me Odën Ekonomike të Malit të Zi, në Podgoricë.

Me këtë rast, Kryetari i OAK-së Skënder Krasniqi, falënderoi për pritjen dhe uroi znj. Nina Drakić për përzgjedhjen e saj si Presidente e Odës Ekonomike të Malit të Zi, duke shprehur gatishmëri për bashkëpunim të ngushtë mes të të dy odave në fushat me interes reciprok.

Në kuadër të këtij takimi njoftues, palët u dakorduan për organizime e aktivitete të përbashkëta me qëllim të ndërlidhjes së bashkëpunimit mes bizneseve që të dy odat përfaqësojnë, si dhe implementimin e ideve dhe projekteve konkrete në këtë drejtim në mënyrë që të kemi një bashkëpunim më të madh me vendet në rajon.

Presidentja Drakić falënderoi Kryetarin Krasniqi dhe përfaqësuesit e OAK-së për vizitën, dhe uroi që ky takim të jetë vetëm fillimi i bashkëpunimit të ngushtë mes të të dy odave. /2LONLINE/

Etiketa:Malit të Zi OAK Oda e Afarizmit të Kosovës Odën Ekonomike rekomandojmë
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Art/Kult

U mbajt Festivali i Këngës për Fëmijë “Xixat e Flakës”

29 Janar, 2023
Gjilan

Gagica: Qytetarët qiraxhinj në pronat e tyre!

29 Janar, 2023
Art/Kult

Të ecësh vetë

29 Janar, 2023
Opinion

Pse të rritet tatimi për shtëpi e mos të ketë tatim për

29 Janar, 2023
Lajme të ngjashme

U mbajt Festivali i Këngës për Fëmijë “Xixat e Flakës”

29 Janar, 2023

Gagica: Qytetarët qiraxhinj në pronat e tyre!

29 Janar, 2023

Të ecësh vetë

29 Janar, 2023

AAK, me departamente të cilat përcjellin punën e institucioneve lokale në secilin sektor

29 Janar, 2023

Bie perdja! – Gjashtë shfaqje në festivalin “Talia e Flakës 2023”, pretendojnë pesë çmime prestigjioze

29 Janar, 2023

Hidromorava me njoftim rreth cilësisë së ujit

28 Janar, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com