• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

OAK – Qeverisë: Keni bllokuar qindra biznese dhe mijëra vende pune

Redaksia 2LONLINE 25 Maj, 2022 2 min
 OAK – Qeverisë: Keni bllokuar qindra biznese dhe mijëra vende pune

Oda e Afarizmit të Kosovës i është drejtuar sot me një shkresë Kryeministrit Kurti, Zëvendëskryeministrit Bislimi, Ministrit Peci, Ministrit Aliu e KPMM-së për të shprehur shqetësim të thellë për moskoordinimin e institucioneve të Kosovës, si rezultat i së cilës janë bllokuar qindra biznese dhe mijëra vende pune.

Përmes kësaj shkrese OAK ka kërkuar nga Kryeministri dhe Ministrat përkatës që me urgjencë të zhbllokojnë këto biznese në mënyrë që të mos vije deri tek një kolaps zinxhiror dhe të shkaktohen humbje të jashtëzakonshme për bizneset, të punësuarit dhe të hyrave për vendin.

Ky reagim vije si rezultat i mos përgjigjes së institucioneve të Kosovës, respektivisht MBPZHR, MMPHI dhe KPMM, që oda ka një kohë të gjatë që është duke kërkuar takime çoftë individuale apo edhe të përbashkëta, në mëyrë që qindra kërkesa të cilat janë depozituar tash e një kohë të gjatë të trajtohen dhe të lejohet vazhdimi i punës për këto biznese.

OAK ka kërkuar edhe njëherë nga Ministri Peci, Ministri Aliu e KPMM, tashmë edhe publikisht një takim urgjent për trajtimin dhe zgjidhjen e këtyre problemeve.

Problemi kryesor qëndron tek mosvazhdimi i pëlqimeve dhe kontratave nga Agjencia e Pyjeve të Kosovës dhe pëlqimeve dhe lejeve mjedisore nga MMPHI, si rezultat i të cilave është bllokuar edhe KPMM.

OAK dhe bizneset janë të gatshme dhe në pritje që çdo kohë të takohen për trajtimin dhe zgjidhjen e problemit. /2LONLINE/

Etiketa:OAK Oda e Afarizmit të Kosovës Qeverisë
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Art/Kult

ShFMU “Mulla Idris Gjilani” në Velekincë, me orë të veçantë letrare

4 Qershor, 2023
Art/Kult

Një prozë e rrallë dokumentare e llojit të vet

4 Qershor, 2023
Opinion

Gjeneratat e reja nuk kanë frikë nga Serbia

3 Qershor, 2023
Gjilan

Haziri: LDK do të jetë opozitë agresive e këtij pushteti që projektet

3 Qershor, 2023
Lajme të ngjashme

Vendimet e sotme të Qeverisë së Republikës së Kosovës

22 Mars, 2023

Një minutë heshtje në mbledhjen e Qeverisë për nder të viktimave të tërmetit në Turqi dhe Siri

8 Shkurt, 2023

Nënshkruhet memorandum ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës

29 Tetor, 2022

AKK i bën thirrje qeverisë të procedojë me pagat e mësimdhënësve

5 Tetor, 2022

OAK kërkon përkrahje nga Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti

22 Qershor, 2022

OAK, ATK dhe bizneset anëtare diskutojnë për sfidat gjatë ushtrimit të veprimtarisë 

8 Qershor, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com