DYLON

OAK zgjedh strukturat e reja udhëheqëse të saj

OAK zgjedh strukturat e reja udhëheqëse të saj
Avatar photo Redaksia

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK), këtë vit ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor, me ç ‘rast u prezantuan aktivitetet e OAK-së, të arriturat, çështjet e zgjidhura dhe trajtuara si dhe raporti financiar dhe planifikimi për vitin 2022

Me rastin e pesë vjetorit Oda e Afarizmit të Kosovës, ka zgjedhur strukturat e reja udhëheqëse të saj.

EkoHigjiena

Fillimisht gjatë mbledhjes së kuvendit u propozuan kandidatët për kryetar të kuvendit të OAK-së, kryetar të bordit të OAK-së dhe anëtarët e bordit.

Anëtarët e kuvendit zgjedhor të Odës së Afarizmit pas votimit unanimisht kanë vendosur, që anëtari i bordit Hamdi Malushaj të zgjedhet kryetar i ri i kuvendit të OAK-së.

Oda e Afarizmit të Kosovës po ashtu ka zgjedhur edhe kryetarin e ri të bordit i cili njëkohësisht është edhe kryetar i OAK-së.

Skënder Krasniqi u rizgjedh për një mandat të dytë si kryetar i Odës së Afarizmit, me vota unanime nga anëtarët e kuvendit.

Me rastin e rizgjedhjes Krasniqi ka shprehur kënaqësi dhe falënderim për besimin që i është dhënë nga anëtarët e OAK-së, për një mandat të dytë.

Krasniqi gjithashtu ka kërkuar nga anëtarët e OAK-së dhe bizneset tjera që së bashku ta ndihmojnë në adresimin e çështjeve që janë në interes të bizneseve, sepse vetëm në këtë mënyrë do të përmirësohej infrastruktura e të bërit biznes, duke marr parasysh sfidat dhe ndryshimet e vazhdueshme të qeverive dhe nevojën për një reagim më urgjent, në të mirë të bizneseve.

Gjatë mbledhjes së këtij kuvendi u zgjodh edhe bordi i OAK-së, si më poshtë:

Skënder Krasniqi (kryetar i bordit dhe anëtar), Hamdi Malushaj, Arsim Selmonmusaj, Hasan Gigollaj dhe Diamant Elshani u rizgjodhën si anëtarë të bordit të ri të OAK-së edhe për njëmandat.Ndërsa Idriz Zejnullahu, Arben Gashi, Shyqri Bytyqi dhe Mentor Sahiti  në mënyrë unanime u zgjodhën anëtar të ri të bordit, duke kompletuar kështu edhe bordin e drejtorëve të OAK-së me gjithsejt 9 persona.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.