DYLON

OAK: Bojkotoni produktet e Rusisë dhe aleatëve të saj

OAK: Bojkotoni produktet e Rusisë dhe aleatëve të saj
Avatar photo Redaksia

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) i bashkohet fushatës Botërore, Evropiane dhe të Republikës së Kosovës për mbështetje të Ukrainës duke i kërkuar bojkotimin e produkteve të atyre që janë duke kryer Gjenocid ndaj popullit të Ukrainës dhe atyre që janë duke e përkrahur Rusinë siç është Serbia, duke kërkuar nga BE, SHBA-të dhe vendet e tjera, vendosjen e sanksioneve edhe për Serbinë.

OAK kërkon gjithashtu nga bizneset që bëjnë tregti me Serbinë që ta ndërprejnë menjëherë bashkëpunimin duke marrë parasysh pretendimet e vazhdueshme dhe në rritje territoriale që Serbia në përkrahje të Rusisë i ka ndaj Republikës së Kosovës, duke vazhduar ta mbanë në Kushtetutën e Serbisë ende Republikën e Kosovës.

EkoHigjiena

Serbia është i vetmi vend në Evropë që nuk i ka vendosur Rusisë sanksione duke e konsideruar aleatin kryesor të saj. 

OAK mbështet iniciativat nga Evropa dhe SHBA dhe kërkon nga Qeveria e Kosovës që të rrisë angazhimin që Bashkimi Evropian dhe SHBA-të të përshpejtojnë procedurat për futjen e Kosovës në BE dhe NATO, si një garanci për rritjen e sigurisë në Ballkan dhe Evropë dhe shuarjen e pretendimeve të Serbisë dhe Rusisë për ndarjen e Kosovës dhe Bosnjës.

OAK që nga themelimi është në përpjekje të vazhdueshme të mbështetjes së bizneseve, sidomos atyre prodhuese në mënyrë që t’i zëvendësoj produktet e Serbisë me ato vendore. 

Duke synuar që të krijohet hapësirë dhe komoditet për përkrahjen e prodhimeve vendore, si organizatë në të cilën kemi qindra biznese vendore, jemi në përkrahje të fushatës për mbështetjen e produkteve vendore.

Mënyra më e mirë dhe paqësore me i dal zot vendit, është duke mos ble asgjë të prodhuar në Serbi, Rusi dhe Bjellorusi.

Dhejtëra mijëra shqiptarë, me mbështetje ndërkombëtare, e sakrifikuan gjakun për Kosovën. 

Bojkotii i këtyre produketeve është minimumi që mund të bëjmë! /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.