DYLON

Gjilani furnizon me farë misri për mbjelljet pranverore, 572 fermerë aplikues

Gjilani furnizon me farë misri për mbjelljet pranverore, 572 fermerë aplikues
Avatar photo Redaksia

Komuna e Gjilanit me projektin për mbjelljet pranverore ka furnizuar me farë misri 572 fermer, duke synuar zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të bujqësisë.

Në shpërndarjen e farës kanë marrë pjesë nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli dhe drejtori i Bujqësisë, Ramiz Ramadani, të cilët kanë paralajmëruar edhe shumë investime në sektorin e blegtorisë, bletarisë, pemtarisë, perimtarisë, por edhe investimin në subvencionim direkt në mekanizëm bujqësor.

Nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, ka thënë se edhe këtë vit të gjithë fermerët aplikues janë përfitues, duke mos refuzuar asnjë të tillë, me qëllimin e vetëm për zhvillimin e bujqësisë në përgjithësi në Gjilan, si potencial i fuqishëm i zhvillimit lokal ekonomik.

EkoHigjiena

“Jam shumë i lumtur që Komuna e Gjilanit, ka arritur që nga buxheti vetanak të subvencionoj me farë misri për mbjelljet pranëverore të gjithë fermerët aplikues. Institucionet e Komunës së Gjilanit, gjithmonë do të jenë afër fermerëve për të gjitha nevojat që ata i kanë nga të gjitha fushat e bujqësisë. Bereqeti i Gjilanit dhe zhvillimi i këtij sektori varet nga mundi dhe puna që e bëjnë këta fermer, në angazhimin e tyre permanent”, ka thënë mes tjerash nënkryetari Ismajli.

Ndërsa, drejtori i Bujqësisë, Ramiz Ramadani, ka potencuar se kushtet e mira klimatike që po e përcjellin këtyre ditëve Gjilanin dhe Kosovën, e bëjnë edhe më të vlefshëm subvencionimin që ndahet sot, sepse sipas tij, kjo u lehtëson punën jashtzakonisht shumë fermerëve tanë që të kenë sukses.

“Fermerët nga Komuna e Gjilanit, llogariten partnerët tanë, të zhvillimit të bujqësisë dhe për realizimin e qëllimit tonë kemi mbështetjen maksimale të kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri, i cili, të gjitha projektet e bujqësisë i ka përkrahur në vazhdimësi. Gjatë javëve dhe muajve në vijim kemi tashmë të aprovuar projektet konkrete në sektorin e perimtarisë, pemtarisë, mekanizimit bujqësor, serave, pastaj sektorin e blegtorisë dhe projekte ku të gjithë sektorët e bujqësisë do të jenë përfitues”, ka thënë drejtori, Ramadani.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.