Xhamia e lagjes Dheu i Bardhë, mbështetur edhe nga disa bamirës, i ka dhuruar një aparaturë për fotokopje, shkollës fillore “Rexhep Elmazi” në Gjilan.
Në një mbledhje të organizuar nga imami i xhamisë, Bashkim Bajrami dhe kryetari i po kësaj xhamie, Lulzim Sylejmani, i sigurohet dhe dhurohet një aparaturë për fotokopje për shkollën fillore të kësaj lagje “Rexhep Elmazi”.
Nga përfaqësuesit e kësaj xhamie bëhet e ditur se drejtori i shkollës, Aliriza Osmani, e mirëpriti këtë iniciativë dhe falënderoi donatorët duke theksuar se nuk është hera e parë që kjo xhami dhuron gjëra të nevojshme për nxënësit e kësaj shkolle.
Me këtë rast iu ofrua një mikëpritje e ngohtë nga stafi i mësimdhënësve, të cilët e vlerësuan këtë veprim apo donacion të nevojshëm për nxënësit dhe gjithë kolektivin.
“Allahu i shpërbleftë donatorët. Dhuro se do të të shtohet, përfundon njoftimi nga Xhamia e lagjes Dheu i Bardhë.