DYLON

Hapet xhamia e re në Zhegër

Hapet xhamia e re në Zhegër
Avatar photo Redaksia

Me këndimin e tekbireve dhe para një numri të madh të besimtarëve, sot në Zhegër të Gjilanit, u hap xhamia e re.

“Kjo xhami, me një arkitekturë dhe dizajn të mrekullueshëm, u prit me entuziazëm nga të gjithë banorët. Puna që kishte filluar më 2019, u konkretizua sot me hapjen e kësaj xhamie”, thanë përfaqësuesit e Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan

EkoHigjiena

Ceremonia e hapjes filloi me fjalën e Zotit, me leximin e disa ajeteve kuranore nga Xhelal ef. Kaloshi.

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim ef. Aliu, u shpreh i kënaqur me punën që është bërë në ndërtimin e kësaj xhamie, për çka falënderoi besimtarët që kanë ndihmuar në ndërtimin e saj.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, tha se hapja e kësaj xhamie në prag të muajit të bekuar Ramazan, e bën edhe më të bukur dhe unike. Ai uroi të gjithë banorët e fshatit për këtë xhami, duke i falënderuar kështu për kontributin e tyre të vazhdueshëm që kanë dhënë për ndërtimin e kësaj xhamie. Ai tha se me hedhjen e gurthemelit të kësaj xhamie, ata që kanë kontribuar për të, kanë hedhur edhe gurthemelin e shtëpive të tyre në Xhenet.

Pjesë e ceremonisë hapëse të kësaj xhamie ishte edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hysni, i cili tha se ndërtimi i kësaj xhamie është shembull tejet i mirë i asaj se çfarë mund të bëhet së bashku si shoqëri.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.