DYLON

DKRS ka organizuar aktivitete në kuadër të Ditës së Pranverës

DKRS ka organizuar aktivitete në kuadër të Ditës së Pranverës
Avatar photo Redaksia

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS) e Komunës së Kamenicës, ka organizuar aktivitete të ndryshme kulturo-artistike me fëmijët e shkollave fillore në kuadër të 21 marsit, Ditës së Pranverës.

Ky aktivitet filloi me marshimin e fëmijëve në rrugët e qytetit, duke u shoqëruar me prindërit dhe mësimdhënësit e tyre, të cilët fëmijët kënduan dhe recituan me entuziasëm dhe gëzim.

Ndër të tjera, këta fëmijë aktivitetin e tyre e vazhduan duke mbjellur lule dhe fidane të ndryshme, së bashku me mësimdhënësit dhe zyrtarët e DKRS-së, në hapsirën e Shtëpisë së Kulturës “Isa Kastrati”.

EkoHigjiena

Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport Arianit Ibrahimi u shpreh jashtëzakonisht i kënaqur me këtë organizim dhe tha se ishte i gëzuar të shihte ashtu fytyrat e buzëqeshura të fëmijëve.

Në fund të kësaj, DKRS bashkë me fëmijët organizuan tavolinën me ushqime tradicionale.