1 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 943 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë
1.777.085 doza të vaksinës.
Deri më sot 805.226 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 78.116 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 6.837 testime, 1.593 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 3 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 2.433 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 168.715.
Në total numri i rasteve aktive është 34.208. /2LONLINE/