DYLON

Kryeministri Kurti: Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu ishin kushtrimi i çlirimit

Kryeministri Kurti: Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu ishin kushtrimi i çlirimit
Avatar photo Redaksia

Komandanti Zahir Pajaziti ishte ndër pararendësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai bashkë me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën kryenin aksione kundër okupatorit edhe para se të fillojë lufta çlirimtare”, tha kryeministri Kurti pas homazheve në sheshin e Dëshmorëve në Besianë, në 25-vjetorin e rënies së tyre.

Ai tha se Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu ishin kushtrimi i çlirimit dhe ata i dhanë një hov të jashtëzakonshëm Ushtrisë Çlirimtare. E rritën edhe besimin e popullit në UÇK, por edhe vetëbesimin e popullit.

EkoHigjiena

Andaj, bashkë me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Kryetarin e Komunës së Besianës, Shpejtim Bulluqi dhe kolegë e bashkëpunëtorë të tjerë, kryeministri Kurti vendosi lule të freskëta për këta luftëtarë të paepur, të cilët nuk kursyen asgjë për atë që është më e shtrenjta për vendin dhe popullin tonë, lirinë e Kosovës.

Lavdi Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut, Edmond Hoxhës, Ilir Konushevcit dhe të gjithë heronjve, dëshmorëve e martirëve të populli tonë, tha në fund kryeministri.

Nga aty, kryeministri Kurti dhe presidentja Osmani po ashtu bënë homazhe dhe vendosën kurora lulesh edhe te varri i Zahir Pajazitit në Kompleksin Memorial në Orllan. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.