DYLON

Fillon zbatimi i Strategjisë për Sundimin e Ligjit

Fillon zbatimi i Strategjisë për Sundimin e Ligjit
Avatar photo Redaksia

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Jetish Maloku, mori pjesë në takimin e parë të Komitetit Drejtues, pas miratimit të Strategjisë për Sundimin e Ligjit, në të cilin formalisht fillon zbatimi i Strategjisë për Sundimin e Ligjit.

Gjatë këtij takimi, u diskutua rreth veprimeve që janë ndërmarrë nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Ministria e Drejtësisë dhe institucioneve të tjera partnere, të përfshira në zbatimin e Strategjisë dhe Planit të veprimit.

EkoHigjiena

Kryesuesi Maloku përsëriti përkushtimin dhe gatishmërinë e KPK-së për të vazhduar bashkëpunimin ndërinstitucional dhe gjithëpërfshirës, me qëllim të realizimit të kësaj strategjie, duke thënë se zbatimi i kësaj strategjie, e cila parasheh të trajtojë sfidat dhe problemet, me të cilat përballet sistemi i drejtësisë, është shumë i rëndësishëm për krijimin e një drejtësie transparente, të barabartë dhe efikase. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.