“Në komunën e Vitisë, po vazhdojnë punimet në realizimin e projekteve infrastrukture, konkretisht të asfaltimit dhe zgjerimit të rrugëve rurale në lokalitet e ndryshme”, thonë drejtuesit e kësaj komune.
Me këtë rast, sot është bërë asfaltimi dhe zgjerimi i rrugës në lagjen “Ferizi” në Smirë të Vitisë.
Punimet nga afër i përcolli kreu i kësaj komune, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë i cili edhe është pritur aty nga banorët e zonës.
“Banorët e këtij lokaliteti në veçanti ata për skaj të rrugës në fjalë kanë falënderuar kryetarin Haliti për këtë projekt duke e cilësuar si jetik për ta”, thonë drejtuesit e komunës.
I pari i Vitisë, Sokol Haliti potencoi se ata po vazhdojnë punën në krijimin e infrastrukturës sa më të mirë edhe në lokalitet e tjera duke lehtësuar qarkullimin e pjesëmarrësve në trafik.
Ai shtoi se Komuna e Vitisë në bashkëpunim me partnerët e saj janë duke punuar edhe në fushat e tjera. /2LONLINE.com/