DYLON

Hyseni: Filloi asfaltimi i rrugëve në fshatin Cërnicë

Hyseni: Filloi asfaltimi i rrugëve në fshatin Cërnicë
Avatar photo Redaksia

”Po vazhdojnë investimet në rrugët e fshatrave të Komunës së Gjilanit. Asfaltimi, ka nisur edhe në Cërnicë”, ka thënë kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i cili i ka  parë nga afër punimet, bashkë edhe me drejtorin për Shërbime Publike, Infrastrukturë e Banim, Kushtrim Ibrahimin e zyrtarë të tjerë.

I pari i Gjilanit tha se në vlerë prej rreth 180,000 euro, ka filluar asfaltimi i këtyre rrugëve në fshatin Cërnicë.

EkoHigjiena

“Në këtë fshat, që është një periferi e qytetit, pas 24 vitesh nga lufta çlirimtare, qeverisja jonë lokale nuk ka harruar banorët dhe qytetarët e saj”, tha Hyseni.

Kryetari i Gjilanit, shtoi se janë qeverisje e ndershme dhe në shërbim të qytetarëve.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.