DYLON

Nis ndërtimi i disa rrugëve në lagjen “Dheu i Bardhë”

Nis ndërtimi i disa rrugëve në lagjen “Dheu i Bardhë”
Avatar photo Redaksia

Po vazhdon ndërtimi i rrugëve në lagjen “Dheu i Bardhë” në Gjilan. Kjo po bëhet në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës për qytetarët.

Po ashtu po kryhen punimet në trotuarin dhe ndriçimin e rrugës “Enver Miftari”, pas asfaltimit final të kësaj rruge, thuhet në njofitmin e komunës.

EkoHigjiena

E për të parë nga afër nisjen e punimeve, kanë dalë kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, bashkë me deputetët e Kuvendit të Kosovës Luan Aliu e Arjeta Rexhepi dhe drejtorët komunalë.

Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, tha se në vlerë prej mbi 330,000 euro po ndërtohen rrugë në lagjen “Dheu i Bardhë”.

I pari i komunës, tregoi se rrugët që do të ndërtohen janë: “Avni Rrustemi”, “Rifat Hamiti”,

krahu 1, krahu 2, “Gustav Majer”, “Shyt Mareci” “Aleks Buda”, “Afrim Maliqi” dhe rruga “Vëllezërit Frashëri”.

Kryetari i Gjilanit, tregoi se gjithashtu, kanë vizituar edhe punimet finale në trotuarin dhe ndriçimin e rrugës “Enver Miftari”.

“Për çdo ditë, në çdo lagje”, tha kryetari Hyseni. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.