DYLON

Hyseni: Ka filluar asfaltimi i rrugës “Adem Jashari”

Hyseni: Ka filluar asfaltimi i rrugës “Adem Jashari”
Avatar photo Redaksia

“Pas rregullimit dhe asfaltimit të trotuarit (faza I) në njërën ndër rrugët kryesore të qytetit, asaj “Adem Jashari”, ka filluar edhe asfaltimi i njërës pjesë të rrugës”, ka thënë kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i cili, për të parë nga afër nisjen e fazës së parë të asfaltimit të kësaj rruge, ka dalë në terren.

Hyseni, shprehet i kënaqur me ecurinë e punimeve, ku pos rregullimit të tërsishëm të trotuareve sipas standardeve të lejuara, po asfaltohet edhe rruga.

EkoHigjiena

“Tashmë rruga dhe trotuari (faza e parë) nga Universiteti i Gjilanit deri te Xhamia e Medresesës është tërsisht e re dhe e cila për dekada ka qenë e pa rregulluar”, tha Hyseni.

I pari I Gjilanit,  tha se kjo rrugë tash disa javë është kthyer në vend punishte dhe po merr pamje krejtësisht të re.

Sipas tij pas përfundimit të fazës së parë vazhdojnë punimet e pjesës së nga Xhamia e Medresesë deri te Xhamia e Madhe.

Kryetari i Gjilanit, tregoi se për kë projekt janë realizuar bisedime me qytetarët e bizneset e  kësaj ane, ku edhe sipas kërkesave të tyre po krijohen edhe rreth 80 vend parkime për automjete.

“248 mijë euro është kostoja e kësaj rruge afër 800 metra e gjatë dhe e cila do të krijoi lehtësi për lëvizjen e mjeteve dhe këmbësorëve”? tha Alban Hyseni.

I pari i komunës tregoi se në këtë pjesë nuk do të mungojnë edhe pemët dekorative.

“Projektet e mëdha sapo kanë filluar. Për qytetin”, tha kryetari Hyseni. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.