DYLON

Fillon ndërtimi i rrugës Dobërqan-Pogragjë

Fillon ndërtimi i rrugës Dobërqan-Pogragjë
Avatar photo Redaksia

“Kanë nisur punimet për ndërtimin e rrugës Dobërqan-Pogragjë, ku lidhen dhe zhvillohen disa fshatra të kësaj ane”, bëjnë të ditur drejtuesit e Komunës së Gjilanit.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin për Shërbime Publike, Infrastrukturë e Banim, Kushtrim Ibrahimin, kanë dalë tek vendi ku po realizohen punimet.

EkoHigjiena

I pari i komunës, tha se mbi 620 mijë euro dhe 3740 metra gjatësi me 5.50 metra gjerësi është rruga Dobërqan- Pogragjë, ku kanë filluar punimet.

Sipas tij, kjo po bëhet për zhvillimin e fshatrave, për fshatra me potencial turistik dhe zhvillim ekonomik local.

“Po e zbatojmë me përpikëri projektin tonë politik, i cili garanton zhvillim”, tha kryetari Alban Hyseni.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.