Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është bërë për herë të parë largimi i mitrës së bashku me vezore, me metoda moderne laparaskopike.
Pas operacionit, pacientja ka qëndruar vetëm dy orë në dhomën e kujdesit intensiv, derisa pritet që të lirohet për në shtëpi brenda dy ditësh.
Pajisja e laparaskopit, e blerë nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka shërbyer për intervenim në disa raste të ndërlikuara, e cila e ka bërë më të lehtë dhe më të sigurt punën e mjekëve, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.