• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Shneta

Ushqimet që shuajnë urinë dhe nuk ju shëndoshin

Elife Sherifi 11 Dhjetor, 2019 4 min
 Ushqimet që shuajnë urinë dhe nuk ju shëndoshin

Ka disa ushqime plot vlera të cilat ngopin stomakun pa e dëmtuar dhe fryrë atë.

Gjeni më poshtë një listë me ushqime të cilat ju ndihmojnë të ruani shëndetin dhe peshën tuaj ideale.

Kosi

Kosi është padyshim është një burim proteinash që ndihmojnë në frenimin e urisë së tepërt.Rreth 150 gr kos përmban 130 kalori dhe 11 gramë proteina dhe shumë pak sheqerna apo yndyrë.Nëse ndiheni të uritur jashtë vakteve të zakonshme apo në mes të natës mund të konsumoni pa problem një gotë kos.

Supa

Supa padyshim është një ndër ushqimet më të përdorura në kuzhinat dhe traditën botërore. Përveç shumëllojshmërisë në përgatitje, supa këshillohet shpesh si një kurë e mirë edhe ndaj sëmundjeve inflamatore.Një supë me perime, erëza dhe lëng mishi do të ishtë zgjedhja ideale për të mbushur stomakun në mënyrë të shëndetëshme.

Frutat e pyllit

Kombinimi i frutave të pyllit është i njohur për vetitë e mrekullueshme dhe shijen e mirë. Këto fruta të egra janë të pasura me antioksidantë të cilët ndihmojnë trupin të rigjenerohet.Rreth 150 gramë fruta të thata përmbajnë vetëm 90 kalori dhe 3,6 gramë fibra, gjë që është një shpëtim për organizmin tuaj.Përmbajnë me shumicë edhe një substancë të quajtur pektinë e cila ndihmon në parandalimin e zbrazjes së shpejtë të stomakut nga ushqimet.

Vezët

Vezët konsiderohen si një nga ushqimet më me vlera në botë që i dhurojnë trupit shumë energji. Një vezë mesatare përmban 70 gramë kalori dhe 6 gramë proteina të përziera me një sërë vitaminash dhe antioksidantësh. Në këtë mënyrë stomaku juaj qëndron i ngopur dhe organizmi pasurohet me vlera duke mos shtuar në peshë.

Peshku

Peshku është ushqimi perfekt për të mbajtur peshën e duhur, pasi është i pasur me proteina dhe ka shumë pak kalori.Proteinat skanë aftësi t’a mbajnë trupin të ngopur më gjatë duke mbajtur nën kontroll urinë pa shkak.

Gjiza

Si një nënprodukt i qumështit sigurisht është e pasur me proteina.Sigurohuni të zgjidhni gjizën pa kripë në mënyrë që të mos merrni më shumë kalori nga sa duhet në trupin tuaj.Konsumimi i pak gjize të freskët do të ishte ideal për të ndaluar urinë.

Patatet

Patatet mund të jenë shumë të shëndetëshme nëse gatuhen në mënyrën e duhur.Përzgjidhini ato sa më të freskëta dhe konsumojini të ziera me gjithë lëkurë.Mund ti spërkasni me shumë pak vaj ulliri pak krripë dhe rigon të zi për të përfituar shumë vlera dhe shije të mrekullueshme.

Mishi i bardhë

Tek mishi i bardhë futet ai i pulës, i gjelit apo gjelit të detit.Janë të pasur me proteina dhe kanë shumë pak kalori.Prandaj gatuajini me pak vaj dhe konsumojini kur ndiheni të uritur, pasi nuk do të ndikojnë peshën tuaj dhe do t’ju mbajnë të ngopur.

Bishtajoret

E gjithë familja e bishtajorëve është një zgjedhje e mirë, por kini kujdes me gatimin e tyre.Të mbani parasysh sasinë e vajit apo kripës që i shtoni është shumë e rëndësishme.Këshillohen si një mënyrë e mirë për të qëndruar të ngopur për një kohë të gjatë.

Tërshëra

Tërshëra këshillohet nga dietologët si një nga mënyrat më të sigurta dhe të shkëlqyera për të humbur në peshë. Jo vetëm që nuk ka shumë kalori, ky ushqim është i pasur me fibra dhe ka veti të mëdha ngopëse. Një tas tërshërë përmban vetëm 150 kalori dhe plot fibra e proteina që kanë një efekt të madh mbi frenimin e urisë.

Sa kalori duhet të konsumoni?

Dietologët prek kohësh sugjerojnë disa shifra përsa i përket kalorive.Sasitë e yndyrnave, energjisë apo mineraleve të tjera që njeriu merr nëpërmjet ushqimit janë shumë të rëndësishme në mbajtjen e peshës së dëshiruar.

Etiketa:Frutat Kalorite kosi Tershera Vezet
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Sport

Më 6 shkurt mbahet seminari për trajnerë 

4 Shkurt, 2023
Sport

Sot janë zhvilluar katër ndeshjet e 1/8 së finales së Kupës së

4 Shkurt, 2023
Nacionale

Qeveria miratoi 11 rregullore

4 Shkurt, 2023
Gjykatë/Prokurori

Gjykata vendos masën e paraburgimit të pandehurve, pasi që të njëjtit dyshohet

4 Shkurt, 2023
Lajme të ngjashme

Ushqimet që nuk duhet t’i konsumoni në kohë virusesh

14 Prill, 2020

Vezët kanë kolesterol, por nuk e rrisin atë!

26 Shkurt, 2020

Ushqimet për një shikim më të mirë

23 Shkurt, 2020

Ushqimet që i kombinoni gabimisht, kujdes mund të helmojnë!

17 Shkurt, 2020

Kosi, produkti që ua shpëton jetën

12 Shkurt, 2020

Tetë ushqimet për disponim të mirë, mos i injoroni

10 Shkurt, 2020

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com