Në fshatin Debelldeh të Vitisë, sot është shënuar Dita e Patates dhe atë nën organizimin e Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural të kësaj komune në bashkëpunim me Organizatën IKC dhe organizatat e tjera.
Me këtë rast i pranishëm në shënimin e kësaj dite pos përfaqësuesve të IKC-së, kultivuesve të patates nga ky fshat ishte edhe Arton Elezi Ushtrues Detyre i DBZHR-së në Viti.
Ai potencoi se përmes kësaj dite synohet të promovohen kultivuesit e patates së kësaj komune në veçanti të fshatit Debelldeh, patatet e të cilave janë mjaftë të kërkuara në tregun vendor.
U.D Elezi bëri me dije se ky ishte viti i dytë ku Komuna e Vitisë në bashkëpunim me të tjerët po bënë shënimin e ditës së Patates.