DYLON

Reagim i Policisë së Kosovës ndaj publikimit të një shkrimi në disa mediume serbe

Reagim i Policisë së Kosovës ndaj publikimit të një shkrimi në disa mediume serbe
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës (PK), me qëllim informimin e drejtë të opinionit publik lidhur me shkrimin e publikuar sot (04.10.2019) në disa portale serbe, njëra ndër to ”kurir.rs”, me titullin ”IZDATO HITNO NAREĐENJE! SPECIJALCI ROSU UPADAJU NA SEVER KOSOVA: Hapse dvojicu srpskih mladića zbog ubistva Olivera Ivanovića! NOVI PRITISAK NA SRBE”, reagon ndaj këtij lajmi të pavërtetë dhe ju njofton se:

Shkrimet e tilla nga këto mediume se kinse për këtë rast të apostrofuar, në Veri të Mitrovicës do të dërgohet Njësia Speciale Operative e PK-së, janë tendencioze dhe aspak të drejta, kanë për qëllim dezinformimin e qytetarëve, duke dashur që përmes shkrimeve të tilla të orientojnë mesazhet e tyre politike, të ndjellin frikë tek qytetarët si dhe të tentojnë destabilizimin e asaj pjese të vendit.

Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe të gjitha veprimet e saj operacionale i bazon në procedurat e parapara ligjore, duke zbatuar me përpikëri dhe profesionalizëm të lartë detyrat dhe autorizimet policore bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet e aplikueshme në funksion të luftimit të dukurive negative dhe krijimit të një ambienti më të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallime.

EkoHigjiena

Vlen të theksohet se sa i përket procesit të zgjedhjeve, Policia e Kosovës me kohë ka bërë të gjitha planifikimet e nevojshme operacionale në nivel vendi, për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, plan ky i cili parasheh krijimin e një klime të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës si dhe mbajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në vend para, gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve.

Andaj, Policia e Kosovës reagon fuqishëm ndaj këtij shkrimi të pavërtetë dhe inkurajon të gjithë qytetarët që të mos bien pre e dezinformacioneve të tilla, por t’iu referohen informacioneve zyrtare, si dhe njëherit të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës e cila do të kujdeset për garantimin e sigurisë dhe ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike në tërë vendin.

Policia e Kosovës po ashtu inkurajon gazetarët e këtyre mediumeve që para lansimit të informacioneve t’iu drejtohet kompetentëve, në këtë rast Policisë, për sqarimin e informacioneve dhe marrjen e informacioneve të sakta, në mënyrë të informimit të drejtë të opinionit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.