“ndryshimi i strukturës etnike të popullsisë në Medvegjë, Bujanoc e Preshevë është antikushtetues. Pasivizimi i vendbanimeve është jo vetëm selektiv, por edhe duhet të ndalet duke i rikuperuar ata që janë fshirë nga regjistrat civil”, ka thënë ndër tjerash, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, i cili ka marrë pjesë në një takim të përbashkët me Ministren e re për të Drejtat e Njeriut, Minoritetet dhe Dialog Shoqëror.
Postimi i tij i plotë në facebook.
Në takimin e përbashkët me Ministren për të Drejtat e Njeriut, Minoritetet dhe Dialog Shoqëror, znj. Gordana Çomiq, kërkova që Qeveria ta zbatojë “Planin 7 pikësh” të miratuar nga Qeveria e Serbisë më vitin 2013.
Në prani të të gjitha Këshillave Kombëtare të Pakicave Nacionale ftova znj. Çomiq të distancohet nga gjuha e urrejtjes e fyerjeve të përditshme të Ministrit të Punëve të Brendshme, z. Aleksandër Vulin.
Legalizimi i përdorimit të flamurit kombëtar do të ishte hap përpara sepse nuk i takon shtetit të përcaktojë veçoritë dhe simbolet kombëtare të komuniteteve pakicë.
Gjithashtu, nënvizova se ndryshimi i strukturës etnike të popullsisë në Medvegjë, Bujanoc e Preshevë është antikushtetues. Pasivizimi i vendbanimeve është jo vetëm selektiv, por edhe duhet të ndalet duke i rikuperuar ata që janë fshirë nga regjistrat civil.
Regjistrimi i popullsisë në prillin e vitit të ardhshëm mbetet një sfidë për shqiptarët e Luginës së Preshevës kërkova të largohen të gjitha pengesat nga viti 2011 dhe të krijohen kushtet optimale për regjistrim edhe të shqiptarëve.
Pas suksesit në sigurimin e teksteve mësimore për shkollat fillore në gjuhën shqipe, duhet filluar procesin për shkollat e mesme e trajnimit të mësimnxënjes në kushtet e koronavirusit. Për më tepër duhet të ndërpresin “brain drain” dhe realizojmë pikën 6. Njohjen e ndërsjellë të diplomave dhe certifikatave profesionale Kosovë-Serbi nga marrëveshja e 4 Tetorit të nënshkruar në Uashington nga Presidenti z. Aleksandër Vuçiq.
Këshilli Kombëtar Shqiptar do të ofrojë edhe zgjidhje kreative sa i përket kulturës e në veçanti informimit në gjuhën shqipe nga transmetuesi publik RTS, përmes produksionit.
Ftova që bashkërisht të zgjidhim çdo problem, një për një, duke ofruar zgjidhje kreative nga Këshilli Kombëtar Shqiptar.