DYLON

Kryeministri Kurti mirëpriti Kryetarin e ri të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Nevzad Lutfiun

Kryeministri Kurti mirëpriti Kryetarin e ri të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Nevzad Lutfiun
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në kryeministri Kryetarin e ri të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Nevzad Lutfiun bashkë me Alban Alilin nga ky Këshill, i shoqëruar nga Këshilltarja Politike për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, Ardita Sinani.

Ai fillimisht e uroi për detyrën e re. Kryeministri Kurti tha se është interesuar për bashkëpunim të afërt dhe ofroi ndihmën e tij. U shpreh i lumtur që z. Lutfiu i takon një brezi të ri në politikë, duke bartë kështu idealizmin nga një gjeneratë në tjetrën.

EkoHigjiena

Z. Lutfiu falënderoi kryeministrin për mikpritjen në këtë takim dhe për urimin, teksa i dha mbështetjen e plotë kryeministrin Kurti për qëndrimet e tij.

Në takim, ata folën për shqetësimet e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, diskriminimin sistematik që i bëhet atyre nga Qeveria e Serbisë, sidomos në fushën e arsimit dhe shëndetësisë, dhe për nevojat e të rinjve shqiptarë në këto komuna.

Kryeministri Kurti konfirmoi edhe një herë se mbështetja e Qeverisë së Kosovës për ta dhe Këshillin Kombëtar Shqiptar do të vazhdojë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.