DYLON

Zëvendëskryeministri Bislimi mirëpriti Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Nevzad Lutfiun

Zëvendëskryeministri Bislimi mirëpriti Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Nevzad Lutfiun
Avatar photo Redaksia

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mirëpriti në takim Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Nevzad Lutfiun.

Gjatë këtij takimi, ata folën për shqetësimet e nevojat e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, diskriminimin sistematik që i bëhet atyre nga institucionet qendrore e lokale të Serbisë, sidomos në fushën e arsimit dhe në lidhje me pasivizimin e adresave.

EkoHigjiena

Zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se mbështetja e Qeverisë së Republikës së Kosovës për Luginën e të gjithë shqiptarët atje, vijon e palëkundur. Përkrahja financiare në buxhetin e vitit të ardhshëm po rritet tutje për Luginën e Preshevës, e ku tashmë do të ndahen 3 milionë euro. Fondet për mbështetje financiare në dy vitet e fundit janë vënë në funksion të ruajtjes së kulturës e identitetit të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Në takim, zëvendëskryeministri Bislimi shoqërohej nga Këshilltari Politik për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, Ragmi Mustafi, ndërsa Kryetari Lutfiu, shoqërohej nga nënkryetari i tij, Enkel Rexhepi. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.