Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Sektori për Hetimin e Korrupsionit në Prishtinë, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinës pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore ka realizuar një operacion policor të suksesshëm me ç ‘rast është arrestuar personi i dyshuar me iniciale (B.M.) lidhur me dyshimet se i njëjti merret me veprimtari të kundërligjshme të pajisjes me dëshmi-pasaportë të vaksinimit Covid- 19 të Republikës se Serbisë, pa u vaksinuar fare.
I dyshuari kundrejt shumës së pagesës ka mundësuar pajisjen me dëshmi-pasaportë të vaksinimit Covid 19 pa u vaksinuar fare, duke i futur të dhënat e personave edhe në sistemin e vaksinimit të Republikës së Serbisë.
Me këto veprime personi i dyshuar i lartcekur me iniciale (B.M.), dyshohet se ka kryer veprën penale “Falsifikim i dokumenteve” sipas kodit penal të Republikës së Kosovës (KPRK-ës)
Ndaj të dyshuarit pas intervistimit, Prokurori i Shtetit nga Prokuroria kompetente ka nxjerrë aktvendim mbi ndalimin e tij për 48 orë, për procedura të mëtejme.
Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit mbetet e përkushtuar që në bashkëpunim me autoritetet tjera shtetërore të parandaloj veprat penale dhe me profesionalizëm të luftoj çdo veprim të kundërligjshëm që cenon sigurinë apo shëndetin e qytetarëve të vendit në një mënyrë apo tjetër.