DYLON

Parashikimi i motit

Parashikimi i motit
Avatar photo Redaksia

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, kjo javë do të karakterizohet me mot jostabil i përcjellur me riga shiu të intensitetit mesatar e vende–vende edhe të intensitetit të lartë.

Sot,  e martë, parashihet mot stabil dhe me intervale të gjata me diell.

EkoHigjiena

Nga dita e mërkurë do të ketë ndryshim në parametrat meteorologjik, kështu që si pasojë e prezencës së masave të ajrit me presion të ulët do të ketë kushte të favorshme për krijimin e vranësirave të dendura të cilat parashihen të sjellin reshje dhe rënie të temperaturave maksimale.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 2-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-22 gradë Celsius.

 Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja dhe verilindja me shpejtësi 1-8m/s./2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.