DYLON

Blinaja organizon takim festiv, e shpall fitoren e Lutfi Hazirit e LDK-së

Blinaja organizon takim festiv, e shpall fitoren e Lutfi Hazirit e LDK-së
Avatar photo Redaksia

Blinaja i ka konfirmuar mbështetjen maksimale kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, në tubimin e organizuar nga banorët atje, ku është prezantuar edhe kandidati për Asamble nga radhët e LDK-së, Atdhe Murtezi.

Takimin e ka hapur kryetari i Nëndegës, Kushtrim Murtezi, i cili e ka falënderuar kryetarin Haziri për investimet e mëdha që kanë bërë gjatë qeverisjes katër vjeçare.

EkoHigjiena

Për këtë takim festiv dhe për mbështetjen tash e 30 vjet, banorët e Blinajës i ka falënderuar vet kryetari, Lutfi Haziri, duke i përgëzuar për organizimin e jashtëzakonshëm të banorëve të kësaj zone në të mirë të komunitetit.

“Blinaja sonte organizoi tubim të formatit festiv. Ju falëmnderit për pritjen e ngrohtë dhe besimin e madh ndaj meje dhe LDK-së tash e 30 vjet. Unë funksionoj mbi parimin se për punët e kryera s’ka faleminderit. Zotohem se edhe disa projekte që na kanë mbetur në këtë pjesë në infrastrukturë, do t’i përmbyllim krejtësisht në mandatin e ri. Do të mbetem gjithmonë, Luta i Juaj. Zoti ju ruajt!”, ka thënë kryetari Haziri.

(Takimi është organizuar në formatin 50 persona në ambient te hapur, sipas rregullave kundër përhapjes së COVID-19)

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, Dega në Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.