Me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve, Ministria e Shëndetësisë ka siguruar 50 serume kundër kafshimit të gjarprit-SAV, si donacion të cilat gjatë ditës pritet të zhdoganohen, prej të cilave 40 pritet t’i ndahen SHSKUK-së, ndërkohë që të premten do të nënshkruhet kontrata edhe për blerjen e 50 serumeve të tjera për nevoja të institucioneve shëndetësore.
Gjithashtu, MSh informon publikun se më 15 maj SHSKUK-së i janë dorëzuar tre (3) ampulla serume -SAV kundër kafshimit të gjarprit, derisa Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka në stok edhe pesë ampulla serum SAV.
Duke marrë parasysh këto fakte, MSh konsideron se qytetarët e vendit kanë nevojë të kujdesen për të mos iu ekspozuar rrezikut të kafshimeve nga gjarpinjtë, por jo të shqetësohen për mungesë serumesh, me që tashmë janë siguruar sasi të mjaftueshme për këtë vit, e me gjasë edhe për vitin që vjen.