Në Viti hapet ekspozita me vlerësimin preliminar të tokës

Në Viti hapet ekspozita me vlerësimin preliminar të tokës

Sot në Viti është hapur një ekspozitë e cila ka të bëjë me vlerësimin preliminar të tokës në territorin e komunës së Vitisë, ku qytetarët do të kenë mundësinë të njihen për së afërmi me rezultatet preliminare mbi vlerën e saj.

Për herë të parë në këtë komunë do të caktohet një vlerë zyrtare e tokës dhe atë në kuadër të një projektit të përbashkët nga Ministria e Financave në mbështetje të SIDA-së Suedeze. Përndryshe pritet që në të ardhmen të caktohet tatim mbi tokën. Ekspozita që është hapur sot do të qëndroj e hapur për një muaj në qytetin e Vitisë, konkretisht në objektin e tatimit në pronë.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ndër tjerash tha se me këtë projekt po fillon përmbushja e kritereve të tatimit mbi tokën duke falënderuar për këtë projekt Ministrinë e Financave dhe SIDA-në Suedeze.

Megjithatë kryetari Haliti tha se një projekt i tillë është dashur të filloj më herët por potencoi se ajo është në interes të qytetarëve të kësaj komune.

Kurse Agron Qerkini, përgjegjës i sektorit të Financave nga Tatimi në Pronë në kuadër të Ministrisë së Financave, tha se ky projekt ka filluar qysh në vitin 2014 duke shtuar se deri me tani është bërë një punë e madhe dhe atë në bashkëpunim me stafin e komunës së Vitisë.

Ai tha se kjo ekspozitë ka për qëllim që të njoftoj qytetarët me procesin e vlerësimit preliminar dhe gjatë kësaj faze qytetarët kanë mundësi të bëjnë komente lidhur me atë dhe ato komente do të shqyrtohen nga organet gjegjëse.

Ibrahim Rama, Drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim në Viti, ndër tjerash tha se përmes kësaj ekspozite qytetarët vitias për herë të parë do të njoftohen për vlerësimin e pasurisë së tyre që kanë në pronësi, duke potencuar se kjo do të ndikoj pozitivisht pasi sipas tij kur të fillon të aplikohet tatimi mbi tokën do të shtohet buxheti i komunës e kjo do të ndikoj në zhvillimin e komunës përmes projekteve konkrete.

Gjatë ekspozitës u bë me dije se toka ndahet në pesë kategori kryesore si: bujqësore, pyjore, residenciale, komerciale dhe industriale.

KOMENTE