Para disa ditësh, Mozzik dhe Loredana publikuan bashkëpunimin e tyre të dytë me titull “Romeo&Juliet”.
Kënga po pëlqehet në masë të madhe, duke shënuar afër 7 milion klikime. Dyshja janë përshtatur shumë bashkë madje ky projekt po i thyen të gjitha rekordet në youtube.
‘Romeo&Juliet’ po qëndron në vendet e para në Gjermani e Zvicër, por tashmë ka arritur të dëgjohet deri në Amerikë.
Projekti i çiftit të njohur shqiptar, ka arritur të jetë në Top 10 në Amerikë dhe këtë e ka bërë të ditur edhe Mozzik përmes një postimi në rrjetin social.