DYLON

Nuk do të lejojmë krijimin e temave false që kanë për qëllim ndarjen e Kosovës

Nuk do të lejojmë krijimin e temave false që kanë për qëllim ndarjen e Kosovës
Avatar photo Elife Sherifi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar qëndrimin e Bashkimit Evropian sa i përket Trepçës.

Sipas tij, përmes Trepçës po synohet ndarja e Kosovës, ndërsa vet Trepça nuk është çështje e hapur mes Kosovës dhe Serbisë dhe në asnjë moment populli i Kosovës dhe institucionet e saj nuk do të lejojnë krijimin e temave false

I pari i Qeverisë së Kosovës nuk i ka kursyer as kritikat për BE-në.

EkoHigjiena

Ky është postimi i plotë:

“Reagimi i BE-së kundër miratimit të Statutit të Trepçës nga Kuvendi i Republikës së Kosovës është dëshmi se BE-së i ka humbur rruga në oborr. Deklarata e zëdhënësës së Komisionit Europian, Maja Kocijancic, dhënë mediave serbe, se Trepça duhet të jetë pjesë e Dialogut është qëndrim i papresedan, i papranueshëm dhe, si i tillë cenon sovranitetin e shtetit të Kosovës. Trepça nuk është çështje e hapur mes Kosovës dhe Serbisë dhe në asnjë moment populli i Kosovës dhe institucionet e saj nuk do të lejojnë krijimin e temave false që kanë qartazi qëllim ndarjen e Kosovës”, ka shkruar ai.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.