Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti Kryeshefin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Ilir Berisha me delegacionin e tij.
Qëllimi i këtij takimi ishte njoftimi për së afërmi me procesin dhe përmbajtjen e pyetësorëve që do të aplikohen në Regjistrimin e Popullsisë në Kosovë.
Në këtë takim, Ministri Mehaj vlerësoi lart nevojën për regjistrim të popullsisë si plan me interes të veçantë kombëtar ku do të regjistrohet popullsia rezidente dhe ajo jorezidente e Republikës së Kosovës.
Qeveria e Republikës së Kosovës në fund të muajit shtator 2022 ka caktuar datën e regjistrimit të popullsisë dhe grumbullimin e të dhënave në terren i cili do të realizohet nga data 1 shtator deri më 16 tetor të vitit 2023.
Agjencia e Statistikës së Kosovës (ASK) në planin e saj të diskutimeve do të konsultohet me shfrytëzuesit e të dhënave për të marrë komentet dhe sugjerimet e ndryshme nga institucionet dhe individët. /2LONLINE/