Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka inspektuar sot punimet në zgjerimin e rrugës Prishtinë-Pejë, pjesa në Kijevë.
Me këtë rast ministri Lekaj u njoftua nga afër se si po zhvillohen këto punime, dhe deri ku kanë arritur.
Në prononcimin e tij për media ministri Lekaj tha:“ Sot po e bëjmë inspektimin e punimeve në rrugën Prishtinë- Pejë. Në këtë rrugë janë stërgjatur punimet, ka 7 vite që ky projekt ka filluar, mirëpo ende nuk dihet se kur do të përfundojë. Vetëm ky segment që do të kishte mundësi të kryhet brenda 30 ditëve, prolongohet tri vite sepse nuk është kryer shpronësimi i një prone“.
Ministri Lekaj premtoi se brenda javës do të mirret vendimi në Qeveri për t‘a shpronësuar, këtë pronë dhe ky segment do të përfundojë mbrenda një muaji, për të vazhduar me projektin detal deri në Zahaç të Pejës.
„Stërzgjatje e zhvillimit të punimeve nuk do të ndodhin më jo vetëm në këtë rrugë por edhe në rrugët tjera, ne do të jemi të saktë, do të japim llogari por edhe do të kërkojmë llogari“ ka premtuar ministri Lekaj.