DYLON

Komandanti i FSK-së, gjeneral Rrahman Rma priti një delegacion të Lordëve nga Britania e Madhe

Komandanti i FSK-së, gjeneral Rrahman Rma priti një delegacion të  Lordëve nga Britania e Madhe
Avatar photo Redaksia

Në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, një delegacion i përfaqësuesve të zgjedhur të Komitetit për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Shtëpisë së Lordëve të Britanisë së Madhe, i kryesuar nga Lordi Bruce Grocott, Baronesha Elizabeth Coussins të shoqëruar nga: Keneth Marrison, Roshani Palamakumbura dhe Sam Paice, sot u pritën nga komandanti i FSK-së, gjeneralaljetënant Rrahman Rama me bashkëpuntorë.

Me këtë rast, komandanti i FSK-së, gjeneral Rama e njoftoi delegacion e Britanisë së Madhe me zhvillimet e përgjithshme të FSK-së, me sukseset dhe të arriturat e përgjithshme të FSK-së, duke theksuar se “në suksest tona është edhe kontributi i Anglisë“, për çka komandanti falenderoi Qeverinë dhe Forcat e Armatsoura të Britanisë së Madhe.

Gjithashtu, gjeneral Rama i njoftoi mysafirët rreth organizimit të brendshëm të FSK-së, pjesmërrjen e FSK-së në trajnime ndërkombëtare, shkollimin e kadetëve dhe pjesëtarëve të FSK-së në akademitë ndërkombëtare prestigjoze, në vende të ndryshme mike dhe posaqërisht ato të Britanisë së Madhe, ku pjesëtarët e FSK-së kanë treguar arritje të larta duke marrë edhe medalje ari.

EkoHigjiena

Komandanti i FSK-së, mysafirët i njoftoi edhe me misionin e tanisishëm të FSK-së, përgatitjet për transformimin e FSK-së, për veshtirësitë nëpër të cilat po kalon ky proces. Ai foli edhe për shkallën e bashkëpunimit në rajon dhe posaqërisht me vendet fqinje, duke u angazhuar që mos të jemi vetëm konsumues të sigurisë por edhe prodhues të saj. Duke folur për bashkëpunimin e mirë me KFOR-in dhe Ekipet Këshilluese Ndërlidhëse të NATO-s, ngritjen dhe trajnimin e FSK-së me standarde të NATO-s, ne natyrshën synojmë dhe angazhohemi që Kosova të jetë pjesë e NATO-s dhe si shoqëri të jemi pjesë e botës euroatlantike.

Ndërsa në emër të delegacionit të Lordëve nga Britania e Madhe, falënderoi për pritjen, Lordi Krokot, i cili përveç tjerave u interesua të dijë më shumë rreth integrimit të pjesëtarëve të komuniteteve në kuadër të FSK-së, kurse Baronesha Cousins për sigurinë e përgjithshme dhe për ndihmen e ndërkombëtarëve në përgaditjet për tranfsormimin e FSK-së.

Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama i njoftoi mysafirët, rreth përfaqësimit në nivel të lartë të pjesëtarëve të komuniteteve në kuadër të FSK-së, që aktalisht është 10.5%, intergrimin e suksesshëm të pjesëtarëve të komunitetit serb.

Delegacioni i Lordëve nga Britania e Madhe u ndanë të kënaqur me pritjen dhe me arritjet e përgjithshme të FSK-së, sidomnos me përfshirjen dhe në integrmin e pjesëtarëve të komuniteteve pakicë në FSK.

Në këtë takim, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, shoqërohej nga: gjeneral brigade Zymer Halimi, drejtori i Departamentit të Operacioneve, Faruk Geci, drejtor i Drejtorisë Politike, nënkoloneli i Britanisë së Madhe, Gregor Lindsay, këshilltar ushtarak i Komandantit të FSK-së, dhe kolonel Jeton Dreshaj këshilltar i Komandnatit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.