DYLON

Abrashi e Haliti me memorandum bashkëpunimi, 1.1 milionë euro për infrastrukturën e Vitisë

Abrashi e Haliti me memorandum bashkëpunimi, 1.1 milionë euro për infrastrukturën e Vitisë
Avatar photo Redaksia

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka nënshkruar memorandum për financimin e disa projekteve infrastrukturore në Komunën e Vitisë, me kryetarin e kësaj komune, Sokol Haliti.

Abrashi tha se janë dy projekte që do të realizohen në Komunën e Vitisë e që e kalojnë vlerën e 1 milion eurove.

EkoHigjiena

“Projekti i parë është ndërtimi dhe asfaltimi i rrugës, prej Anton Qeta deri te rruga Sejdiu, fshati Stubëll e Epërme, Viti, faza 2, prej  550 euro. Ndërsa projekti i dytë është asfaltimi i rrugës Mjak – Doboldeh, në vlerë prej  535 mijë euro. Të dy këto projekte do të kenë ndikimin në përmirësimin e infrastrukturës së Komunës së Vitisë, por do të shërbejnë edhe në lidhjen më të mirë në mes të fshatrave”, tha Abrashi.

Ndërsa, kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, tha se me këto projekte kompletohet edhe një pjesë e infrastrukturës së kësaj komune.

“Ky memorandum është lajm i mirë për qytetarët e Vitisë, sepse do të ketë ndikim të drejtpërdrejt në jetën e banorëve, duke ua mundësuar lidhjen më të mirë edhe me qytetin por edhe me vendet për rreth”, tha Haliti.

Ministria e Infrastrukturës për vitin 2021 ka parapa projekte të reja pothuajse në të gjitha Komunat e Republikës së Kosovës, me qëllim të përmirësimin dhe kompletimit të infrastrukturës.  /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.