DYLON

Presidenti Thaçi dhe Zonja e Parë e Kosovës u pritën nga çifti presidencial Trump

Presidenti Thaçi dhe Zonja e Parë e Kosovës u pritën nga çifti presidencial Trump
Avatar photo Redaksia

Me ftesë të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në margjina të seancës së radhës të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me Zonjën e Parë të shtetit u pritën nga çifti presidencial amerikan, presidenti Donald Trump dhe Zonja e Parë, Melania Trump.

Presidenti Thaçi pati edhe një takim të shkurtër me presidentin Trump.

Kreu i shtetit e ka falënderuar presidentin Trump për mbështetjen personale për Kosovën.

EkoHigjiena

Ai ka theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partneri kryesor strategjik i Kosovës dhe së përkrahja e saj e fuqishme dhe gjithëpërfshirëse është jetike për paqen, stabilitetin dhe zhvillimin e përgjithshëm të Kosovës dhe të rajonit.

 

http://www.president-ksgov.net/sq/lajme/presidenti-thaci-dhe-zonja-e-pare-e-kosoves-u-priten-nga-cifti-presidencial-trump