DYLON

Ministri Abrashi merr vendim, s’ka më reklama në autostrada, rrugë nacionale dhe rajonale

Ministri Abrashi merr vendim, s’ka më reklama në autostrada, rrugë nacionale dhe rajonale
Avatar photo Redaksia

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka marr vendim për heqjen e të gjitha panove reklamuese të bizneseve të vendosura në auto-udhët, rrugët nacionale dhe rajonale të Republikës së Kosovës.

Po ashtu me këtë vendim, revokohen të gjitha pëlqimet që janë lëshuar më herët nga Ministria e Infrastrukturës.

“Revokohen të gjitha pëlqimet e lëshuara nga Ministria e Infrastrukturës, për vendosjen e panove reklamuese në mbikalime, ura dhe tunele në auto-udhët dhe rrugët nacionale dhe rajonale të Republikës së Kosovës, të cilat janë në kundërshtim me paragrafin 1.1 dhe 1.6 të nenit 6 të Udhëzimit Administrativ nr.10/2017 për vendosjen e panove reklamuese”, thuhet në vendim. /2LONLINE.com/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.