Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Rifat Latifi, priti sot një grup të anesteziologëve të pensionuar.
Në këtë takim, ministri Latifi, kërkoi nga anesteziologët tashmë në pension bashkëpunim, mbështetje dhe ide kreative për ta ndihmuar fushën dhe shërbimet e anesteziologjisë bazuar edhe në përvojat e tyre akademike dhe profesionale.
Ministri Latifi u tha anesteziologëve se sistemi shëndetësor i Kosovës, e sidomos Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ka nevojë për një riorganizim të duhur, me theks te shërbimet e anesteziologjisë ku ka mungesë kuadri.
Ministri Latifi, falëndero.j të gjithë anesteziologët pjesëmarrës në takim, për punën e palodhshme dhe kontributin që për vite kanë dhënë në shëndetësinë e Kosovës, përfshirë këtu edhe kohërat më të vështira që i kanë kaluar ata dhe pacientët.
Bashkëbiseduesit u dakorduan se me punë të përbashkëta ekipore dhe me kontributin dhe përvojën edhe të atyre që ende mund të kontribuojnë, mund të bëhen ndryshime dhe të përmirësohen shërbimet dhe gjendja në shëndetësi.
Anesteziologët e pensionuar u shprehën të gatshëm për të mbështetur ministrin Latifi dhe angazhimet për përmirësimin e gjendjes dhe shërbimeve në shëndetësi. /2LONLINE/