Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, ka pritur sot në takim ambasadorin gjerman, Jörn Rohde.
Temë e takimit ishin çështjet shëndetësore, me theks të veçantë thellimi i bashkëpunimit në rritjen e kapaciteteve dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.
Ministri Vitia e njoftoi ambasadorin Rohde me punët, planet por edhe sfidat e Ministrisë së Shëndetësisë.
Ishte konkludim i përbashkët që Kosova dhe Gjermania kanë raporte të shkëlqyera, raporte të cilat veç sa do të thellohen edhe më shumë në fushat specifike të shëndetësisë, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë. /2LONLINE/