DYLON

Ministri ​Vitia: 550 mijë euro investime në Klinikën e Oftalmologjisë

Ministri ​Vitia: 550 mijë euro investime në Klinikën e Oftalmologjisë
Avatar photo Redaksia

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë me dije se kanë filluar me investimin e 550 mijë eurove në Klinikën e Oftalmologjisë.

“Kemi filluar investimet në pajisje mjekësore bashkëkohore dhe rregullimin e infrastrukturës në Klinikën e Oftalmologjisë”, ka thënë ministri Vitia.

EkoHigjiena

Sipas tij, për fëmijët: së shpejti mbërrin aparatura bashkëkohore për ekzaminimin oftalmologjik tek të lindurit para kohe (retinopatia e prematurëve “ROP”).  Për pacientët: Rinovime e riorganizime në dy repartet e Klinikës (A dhe B). Në vijim janë dy repartet e tjera (C dhe D) së bashku me sallat operative dhe diagnostikën…

Postimi i plotë:

550 mijë euro: Investime në Klinikën e Oftalmologjisë

Kemi filluar investimet në pajisje mjekësore bashkëkohore dhe rregullimin e infrastrukturës në Klinikën e Oftalmologjisë.

✴Për fëmijët: së shpejti mbërrin aparatura bashkëkohore për ekzaminimin oftalmologjik tek të lindurit para kohe (retinopatia e prematurëve “ROP”).

Për pacientët: Rinovime e riorganizime në dy repartet e Klinikës (A dhe B). Në vijim janë dy repartet e tjera (C dhe D) së bashku me sallat operative dhe diagnostikën.

Pajijset e reja mjekësore & infrastruktura e përmirësuar mundësojnë:

Saktësi dhe shpejtësi në diagnostikim

Shërbime të reja

Rritje të cilësisë së shërbimeve ekzituese

Dyfishim të shërbimeve

Ekonomizim të shpenzimeve publike

Vijon transformimi Klinikë për Klinikë.

Vendosja në përdorim e pajisjeve të reja minimizon rastet e trajtimit jashtë spitaleve publike. Kursejmë në afatmesëm rreth 6 milionë euro.

Për pacientët

Për shëndetësinë publike

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.