DYLON

Kryeministri Kurti takoi emisarin e Gjermanisë, Manuel Sarrazin

Kryeministri Kurti takoi emisarin e Gjermanisë, Manuel Sarrazin
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, bashkë me ambasadorin gjerman në Kosovë, Jörn Rohde.

Temë qendrore e takimit ishte sulmi terrorist i djeshëm ndaj Policisë së Kosovës, nga i cili u vra në krye të detyrës, rreshteri, Afrim Bunjaku.

EkoHigjiena

Kryeministri Kurti e njoftoi z. Sarrazin me informacionet më të fundit në lidhje me sulmin e djeshëm dhe veprimet e institucioneve të sigurisë për garantimin e integritetit territorial, sigurisë, ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë.

Emisari Sarrazin shprehu ngushëllimet e tij për familjen e të ndjerit dhe popullin e Kosovës, e dënoi sulmin e djeshëm duke e cilësuar atë si kriminal dhe terrorist mbi Policinë e Kosovës, dhe dha mbështetjen e Gjermanisë ndaj Kosovës.

Ai gjithashtu e përgëzoi Kryeministrin për qasjen e matur dhe menaxhimin e kujdesshëm të situatës. Kryeministri falënderoi emisarin Sarrazin për vizitën e menjëhershme dhe për mbështetjen e Gjermanisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.